Ura e Kamarës, thesar i çmuar i Shqipërisë

Ura e Kamarës, thesar i çmuar i Shqipërisë

Ura e Kamarës, një kryevepër mesjetare e ngritur në vitin 1715 nga Ahmet Aga Biçakçiu, arkitekt i Perandorisë Osmane. Që nga ajo kohë ura u ka shërbyer banorëve të zonës së Polisit të cilët edhe sot e konsiderojnë atë si një dhuratë me vlerë.

Ura e Kamarës ndodhet rreth 5 kilometra larg qytetit të Librazhdit, në fshatin Mirakë. Kjo urë është asimetrike, me tre qemerë interesante për nga forma dhe lloji i ndërtimit.

Qemeri i madh i urës ka një hapësirë prej 23 metrash dhe qemeri i djathtë është në formë segmenti rrethor. Ndërmjet tyre ka dritare shkarkuese në formë lundre.

May be an image of nature

Ura e Kamarës është e gjatë rreth 40 metra dhe e gjerë rreth 3.5 metra dhe midis tyre ndodhen dritare shkarkuese në formë lundre.

Ura është e vendosur mbi tre qemerë, të ndërtuar me gurë ngjyrë gri në të bardhë si vetë përbërja e malit të Murrashit.

May be an image of nature

Bazamenti për kalimtarët është ndërtuar me një kalldrëm me gurë lumi të rrumbullakët.

Ajo ka marrë këtë emërtim për shkak të një kamareje që ndodhet në anën e djathtë të saj.

Në vendin ku është ngritur ura, shtrati i lumit është mjaft i gjerë.

May be an image of nature, mountain and body of water

Në bregun e majtë ura mbështetet në formacion shkëmbor të malit të Polisit, ndërsa mbështetja e djathtë është mbi zhavorrishten e shtratit të lumit.

Në kohën e ndërtimit të saj, ajo lidhte rrugën mesjetare të karvanëve që vinte nga Elbasani e që prej urës së Haxhi Beqarit kalonte majtas lumit, duke ndjekur trasenë e rrugës antike Egnatia, për të vazhduar në Korçë e më tej në Maqedoni, Greqi deri në Stamboll.

Gjithashtu, tek ura e Kamarës shkëputej dega rrugore që lidhte Elbasanin me krahinën e Dibrës nëpërmjet Klenjës e Zerqanit./Motilokal.com