Mijëra peshq hidhen nga aeroplani në liqenet e Utah të SHBA-ve [Video]

Mijëra peshq hidhen nga aeroplani në liqenet e Utah të SHBA-ve [Video]

Në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vendosur që një sasi e madhe e peshqve të hidhen në liqene.

Në një pamje të publikuar në BBC shihet se si përmes një aeroplani janë hedhur në liqe mijëra peshq më mënyrë që të mbrohet bota shtazore e ujit dhe kësisoj edhe ujërat.

Në këtë mënyrë është bërë rimbushja e ujërave të ëmbla me peshq.

Mbushja e liqeneve me peshq përmes aeroplanëve, është parë si metoda më e mirë dhe e shpejtë e transportimit të tyre drejt ujërave të rrezikuara./Motilokal.com