Diell dhe temperatura deri në 38 gradë, ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Diell dhe temperatura deri në 38 gradë, ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell. Në disa vende do të jetë jostabil dhe me kushte për reshje të shiut. Stabilizim të motit do të ketë në orët e natës. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 32 °C.

Dita e martë do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 22 deri në 33 °C.

E mërkura do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 24 deri në 38 °C./Motilokal.com