Moti sot me diell, vranësira e rrebeshe shiu, nga nesër rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë

Moti sot me diell, vranësira e rrebeshe shiu, nga nesër rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë

Moti sot në Kosovë pritet të jetë i ndryshueshëm, me kthjellime e diell gjatë paradites e nga pasditja priten rrebeshe shiu dhe breshër. Ndërsa duke nisur nga nesër rikthehet i nxehti afrikan, me kthjellime, diell e temperatura deri në 37 °C. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 30 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 21 deri në 32 °C.

E mërkura do të mbajë mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 22 deri në 36 °C./Motilokal.com