Sot diell, vranësira e reshje shiu në formë stuhish, nga nesër rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri

Sot diell, vranësira e reshje shiu në formë stuhish, nga nesër rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri

Java në Shqipëri pritet të ndikohet nga masa ajrore të relativisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot me diell dhe shumë të nxehtë, me temperatura që pritet të arrijnë në disa zona deri në 38 °C.

Dita e hënë do të nis me mot të kthjellët e me diell, pasdite priten zhvillime të vranësirave, ku  në zonën e veriut dhe qendrës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër. Temperaturat do të luhatën nga 24 deri në 31 °C.

Të martën pritet të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 33 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 24 deri në 38 °C.

Indeksi i rrezeve Ultra Vjollcë (UV) do të jetë në vlera shumë të larta dhe këshillohet që gjatë këtyre ditëve sidomos moshat e vjetra të ekspozohen më pak rrezeve të diellit prej orës 10:00 deri në ora 18:00./Motilokal.com