Publikon pamje të dëmeve nga breshëri në Skenderaj, kryetari Jashari apelon fermerët që të aplikojnë për kompensim

Publikon pamje të dëmeve nga breshëri në Skenderaj, kryetari Jashari apelon fermerët që të aplikojnë për kompensim

Mot i ligë me shi e breshër ka përfshirë sot rajonin e Drenicës, me ç’rast janë shkaktuar dëme të mëdha bujqësore në Skenderaj.

Pas kësaj fatkeqësie natyrore ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashri, i cili ka thënë se reshjet e shiut dhe breshëri i rënë sot në disa fshatra të komunës sonë, fatkeqësisht ka shkaktuar shumë dëme në kulturat bujqësore të fermerëve tonë.

May be an image of outdoors

“Si qeverisje komunale kemi të formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, andaj kërkoj nga ju që gjatë javës së ardhshme të aplikoni në komunën tonë për kompensim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompensim”, ka deklaruar Jashari.

May be an image of outdoors

Më tej ai ka apeluar se dëmet e tilla nuk duhet të ju ndalin në punën tuaj të shkëlqyer në kultivimin e fidanëve dhe kulturave tjera bujqësore.

May be an image of outdoors

“Si kryetar i komunës do të vazhdoj të jem afër jush në përkrahje të zhvillimit të bizneseve tuaja familjare”, është shprehur Jashari./Motilokal.com

May be an image of tree and road

May be an image of grass

May be an image of nature and snow

May be an image of tree and nature