New York është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me reshje të shumta shiu, duke shkaktuar përmbytjet më të mëdha në 80 vitet e fundit. Reshjet kanë shkaktuar përmbytjen e shtëpive dhe rrugëve, duke bllokuar trafikun për orë të tëra.
Kalimi i Stuhisë Tropikale Elsa nga bregu lindor i SHBA-së ka shkaktuar reshje të shumta duke dëmtuar edhe transportin.
Metroja në New York u prek më rëndë. Sipas një pamje që u bë virale kudo, shkallët në stacionin Bronx ngjanin me Ujëvarën e Niagaras.
Ekspertët lëshuan një sërë paralajmërimesh për përmbytje duke qenë se reshjet e shiu pritet të vazhdojnë, ndërsa theksuan se fenomene të tilla ekstreme mund të bëhen gjithmonë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike./Motilokal.com










