Stuhi shiu e breshëri përfshinë veriun e Italisë [Foto]

Stuhi shiu e breshëri përfshinë veriun e Italisë [Foto]

Italia Veriore është goditur nga një stuhi e fuqishme shiu të shoqëruar me erëra të forta dhe breshër.

Në Milano dhe disa qytete tjera ka patur reshje të mëdha shiu dhe kokrra gjigante breshëri.

Ndërkohë në Milano zjarrfikësit janë lajmëruar për shkak se në disa zona është raportuar për përmbytje nga qytetarë.

Ndërsa autoritetet bëjnë me dije se lumi Saveso dhe Lambro janë duke u monitoruar më qëllim shmangien e ndonjë rreziku më të lartë.

Në Pavia, Bergamo si edhe në zonën e Varese disa rrugë janë bllokuar për shkak të rënies së pemëve.

Gjithashtu një banesë në Pavia është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar./Motilokal.com

No photo description available.

No photo description available.

Fortunale di pioggia e vento su Sedriano (Milano)

Pioggia e grandine su Milano: disagi

Pioggia e grandine su Milano: disagi

Pioggia e grandine su Milano: disagi