Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit në Mal të Zi

Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit në Mal të Zi

Moti sot në Mal të Zi, do të mbajë i nxehtë, i kthjellët e me diell, vende-vende edhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 25 deri në 30 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht të kthjellët e me diell, në viset malore reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 28 °C.

E diela pritet të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 25 deri në 29 °C./Motilokal.com