Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell, por pasditeve priten rrebeshe shiu me breshër të shoqëruara edhe me bubullima.
Moti sot në Kosovë do të jetë i nxehtë, i kthjellët e me diell. Nga pasditja priten rrebeshe shiu me bubullima e shkarkime rrufesh, mundësi edhe për breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 20 deri në 33 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, vranësira e diell. Nga mesdita priten rrebeshe shiu me bubullima mundësi edhe për kokrra breshëri. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 31 °C.
E diela do të nis me mot kryesisht të kthjellët, pasdite priten reshje të mëdha shiu me bubullima, vende-vende edhe breshër. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 25 °C./Motilokal.com
