Komuna e Prishtinës largon drurin ‘Arra e Hindit’, thonë se është i dëmshëm

Komuna e Prishtinës largon drurin ‘Arra e Hindit’, thonë se është i dëmshëm

Komuna e Prishtinës sot ka bërë larguar drurin ‘Arra e Hindit’ nga qendra e qytetit pasi konsiderohet i dëmshëm për njeriun dhe ambientin përreth.

Kështu është bërë e ditur nga ana e komunës përmes një njoftimi.

May be an image of tree and outdoors

“Sot, Komuna e Prishtinës trajtoj ishullin në mes të rrugës Agim Ramadani me ç’rast u bë eliminimi i drurit të dëmshëm “Arra e Hindit””, thuhet në njoftim.

May be an image of 1 person, tree and outdoors

Sipas komunës, ky dru shkakton dëme në infrastrukturë, tharje të drunjve por edhe tek shëndeti i njeriut për shkak të lirimit të materieve toksike.

“Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës./Motilokal.com