Qipro ditët e fundit po përballet me zjarret e shumta që kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të kushteve atmosferike. Deri më tani katër persona kanë humbur jetën dhjetëra të tjerë janë lënduar ndërsa banorët e disa fshatrave janë evakuuar nga vendbanimet e tyre.
Sipas njoftimeve nga autoritetet greke viktimat janë nga fshati Odos në provincën e Limasolit, të cilët kishin ngelur të bllokuar pas evakuimit të pjesës tjetër të banorëve.
Autoritetet në ishullin e Qipros kërkuan ndihmë ndërkombëtare për të përballur situatën e krijuar nga zjarret që për shumë është më e vështira në histori.
Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Flakët, të ndihmuara dhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në distriktin jugor të Limassolit duke detyruar evakuimin e qindra banorëve. Dëmet materiale raportohet të jenë shumë të mëdha, por fatmirësisht deri në këto momente nuk ka asnjë fatalitet.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar./Motilokal.com
![Banorët e fshatrave shikojnë një zjarr në rajonin malor të Larnakës. Qipro u ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të ndihmojnë në luftimin e zjarrit të madh që ka detyruar evakuimin e të paktën tre fshatrave. [Petros Karadjias / Foto e AP]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2021/07/AP21184700196577.jpg?fit=1170%2C780)
![Pamje e një pylli të djegur plotësisht në një zonë malore në rajonin e Larnakës të Qipros. [Katia Christodolou / EPA]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2021/07/h_57021162.jpg?fit=1170%2C780)
![Zjarrfikësit paralajmërojnë se forcimi i erërave ende mund të çojë një ringjallje. [Katia Christodoulou / EPA]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2021/07/h_57021152.jpg?fit=1170%2C774)
![Tymi nga një zjarr në rajonin malor të Larnakës mbush qiellin, afër fshatit Mosfiloti. [Petros Karadjias / Foto e AP]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2021/07/AP21184701289482.jpg?fit=1170%2C780)
![Një kamion zjarrfikës është paraqitur në një pyll në shpatet e vargmalit Troodos, ndërsa një zjarr gjigand tërbohet në ishullin mesdhetar të Qipros. [AFP]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2021/07/000_9DW4QD.jpg?fit=1170%2C779)
![Ekipet e kërkimit të Qipros zbuluan trupat e katër personave jashtë një fshati malor të përfshirë nga zjarri në atë që një ministër qeveritar e quajti flakën 'më shkatërruese' në historinë e vendit ishull të Mesdheut lindor. [Petros Karadjias / Foto e AP]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2021/07/AP21185430848479.jpg?fit=1170%2C780)
![Një pamje e pyjeve të djegura në një zonë malore në rajonin e Larnakës të Qipros. [Katia Christodoulou / EPA]](https://www.aljazeera.com/wp-content/uploads/2021/07/h_57021164.jpg?fit=1170%2C780)
