Më shumë se 130 vatra zjarri janë shkaktuar nga goditja e rrufesë në Kanada. Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgonte avionë ushtarakë për të ndihmuar punëtorët e urgjencës që po luftonin për të kontrolluar zjarret në Kolumbinë Britanike.
Lytton, fshat i cili regjistroi të martën temperaturën më të lartë të Kanadasë prej 49.6 gradë Celsius, u shkatërrua nga zjarri, ndërsa njerëzit u larguan nga vendi.
Zjarri në fshat, rreth 260 kilometra në veri-lindje të Vancouver, detyroi shumë nga 250 banorët e saj të largoheshin pa sendet e tyre të mërkurën në mbrëmje.
“Brenda rreth 15 minutash i gjithë qyteti u përfshi nga flakët”, tha kryebashkiaku Jan Polderman për BBC.
Temperaturat jashtëzakonisht të larta janë regjistruar në vendet e Amerikës së Veriut ditët e fundit.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë.
Të premten, Shërbimi Zjarrfikës i Kolumbisë Britanike tha se 136 zjarre ishin aktive në të gjithë provincën pas rreth 12,000 goditjeve të rrufeve një ditë më parë. Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë Harjit Sajjan tha se qeveria do të siguronte ndihmë, duke përfshirë avionë ushtarakë dhe personel, për të ndihmuar në mbajtjen në kontroll të zjarreve.
Zjarret kanë detyruar mbylljen e rrugëve kryesore.
“Këto zjarre tregojnë se ne jemi në fazat më të hershme të asaj që premton të jetë një verë e gjatë dhe sfiduese”, thanë zyrtarët./Motilokal.com
