Një fenomen i pabesueshëm është parë në Gjirin e Meksikës, ku është parë zjarr në mes të oqeanit.
Kjo ka ndodhur për shkak të rrjedhës së gazit në një tubacion nënujor të premten që ndezi oqeanin, por edhe internetin. Video e flakëve në mes të ujit u bë menjëherë virale në rrjet, disa e quajtën “syri i zjarrtë”, si të ishte një skenë nga filmi i “Lord of the Rings”.
Sipas Pemex, kompanisë meksikane të karburanteve, rrjedhja e gazit ndodhi të premten në mëngjes, ndërsa pas ndërhyrjes me varka zjarrfikëse për 5 orë rresht, flakët janë shuar plotësisht.
Shumë “ekspertë” u tallën për faktin se zjarrfikësit po hidhnin ujë mbi zjarrin që, në fakt, ishte në ujë. Por në të vërtetë ata po hidhnin nitrogjen për të bllokuar oksigjenin që mbante flakët ndezur./Motilokal.com
