AMMK: 86% e emetimeve të gazrave serë në nivel vendi shkaktohen nga sektori i energjisë

AMMK: 86% e emetimeve të gazrave serë në nivel vendi shkaktohen nga sektori i energjisë

Sektori i Energjisë, përfshin rreth 86% të emetimit të përgjithshëm të gazeve serrë në Kosovë ose 8659 Giga gram CO2 eq. (ekuivalent). Emisionet e gazrave serrë për këtë sektorë janë kalkuluar sipas metodologjisë IPCC (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike) dhe CRP, duke zbatuar faktorët e emisionit relevant sipas TIER 1.

Sektori i Energjisë është sektori dominant në kuadër të totalit të regjistrimeve të gazrave serrë me 86% të emetimeve. Në kuadër të totalit të emetimeve të gazrave serrë sektori i Bujqësisë përfaqëson 8% të të gjitha emetimeve, sektori i Mbeturinave 5% kurse sektori i Proceseve industriale dhe përdorimit të produkteve 1%.

Ky sektor i takon kategorisë së parë sipas IPCC dhe përbëhet nga tre nën-sektorë (kategori) tjerë. Nën sektori i parë 1.A përfshinë emetimin nga aktivitetet nga konsumi i lëndëve djegëse (karburanteve), 1.B përfshinë emetimet që vijnë nga eksplorimi, shfrytëzimi, dhe shpërndarja e lëndëve djegëse si dhe nën-sektori 1.C që përfshinë emetimet nga ruajtja dhe transporti i Dyoksidit te Karbonit. Burimet kryesore te emetimit te CO2 ne sektorin e energjisë vijnë nga nën-sektori i pare 1.A, Aktivitetet nga djegia e karburanteve. Këtu bëjnë pjesë kryesisht emetimet nga përdorimi i lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë elektrike, ngrohtoret, transporti rrugor dhe industritë prodhuese.

Nga ky nën sektor vijnë 8624 CO2 eq., apo 99,95 % e totalit ku dominonë sektori i industrisë së energjisë me 73% të emetimeve totale të sektorit të energjisë apo 6316 Giga gram CO2 eq., i pasur nga transporti me 15% të emetimeve (1337 Gg CO2 eq.), industria e prodhimit dhe ndërtimit me 7% (561 CO2 Giga gram eq.) të emetimeve dhe sektorët tjerë të energjisë me 5% (410 CO2 Giga gram eq.).

Nën-sektori i Energjisë 1.B. që përfshinë emetimet nga eksplorimi, shfrytëzimi, dhe shpërndarja e lëndëve djegëse nuk është një burim i rëndësishëm i shkarkimeve të gazrave serë në Kosovë me 35 CO2 eq., apo 0,5 %, me emetimet që vijnë nga minierat e braktisura (të vogla) dhe minierave të hapura sipërfaqësore (linjiti).

Nën sektori 1.C Ruajtja dhe transporti i Dyoksidit te Karbonit nuk është relevante për Kosovën. Sa i përket gazrave të emetuara nga sektori i energjisë dominon CO2 me 99.95 %, ndërsa metani ka pjesëmarrje me vetëm 0.5%.

Sipas të dhënave të vlerësuara nga viti 2014 deri ne vitin 2019 (figura 6), vërehet një ngritje ulje e emetimeve të gazrave të serrës ndër vite. Viti 2014 ka emetimet më të ulëta (7594 Giga gram CO2 eq.), ndërsa viti 2016 me emetimet më të larta (9327 Gg CO2). Viti 2019 me 8659 Giga gram CO2 eq., shënon një tendencë të rritjes së emetimeve krahasuar me vitin paraprak 2018 (8509 Giga gram CO2 eq.)

Burimi kryesor i këtyre të dhënave për këtë sektorë janë bilancet e energjisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe të dhënat nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Mundësitë kryesore për reduktimin e emisioneve nga ky sektor janë rritja e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë: energjia diellore, energjia e erës, ujit, reduktimi i përdorimit të thëngjillit për prodhim të energjisë, zbatimi i masave për zvogëlimin e konsumit të lëndëve djegëse në sektorin e amvisërisë, zbatimi i standardeve EURO për regjistrimin e veturave, përdorimi i transportit publik dhe promovimi i transportit të qëndrueshëm me më pak trafik motorik, çiklizëm etj./Motilokal.com