Gjermania do të ketë në korrik një milion vetura elektrike në rrugë, duke arritur objektivin e saj, i tha të premten Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier gazetës Tagesspiegel, duke thënë se programet e subvencioneve kishin rritur kërkesën.
"Ne do të arrijmë objektivin tonë për një milion vetura elektrike, gjë që të gjithë menduan se ishte e paarritshme, këtë korrik", tha ministri Altmaier.
Altmaier tha se do të ketë një subvencion rekord për makinat elektrike këtë vit.
Rreth gjysma e makinave të subvencionuara janë automjete thjesht elektrike, ndërsa gjysma tjetër janë të ashtuquajturat hibride plug-in.
Sipas Altmaier, që nga fillimi i programit të rimbursimit, më shumë se 530 000 automjete janë subvencionuar dhe rreth 2,1 miliardë euro subvencione janë dhënë./Motilokal.com
