Moti me diell e rrebeshe shiu në Maqedoni

Moti me diell e rrebeshe shiu në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe më i freskët, me vranësira të vogla deri të përforcuara lokale. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të paqëndrueshmërisë me shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 28 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, vende-vende mundësi edhe për riga shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 19 deri në 27 °C.

Të dielën do të mbajë mot me kthjellime dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 31 °C./Motilokal.com