Pas ditëve të nxehta dhe temperaturave të larta, Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa do të ndikojnë edhe në uljen e temperaturave parashihen rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh me mundësi edhe për breshër.
Moti sot në Kosovë do të jetë më i freskët, me vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten rrebeshe shiu me bubullima e shkarkime rrufesh. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 24 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re e me diell, mundësi reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 23 °C.
E diela parashikohet të mbaj mot pothuajse i kthjellët gjatë paradites, pasdite pjesërisht me re. Ndërsa përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 27 °C./Motilokal.com
