Pas të nxehtit që ka përfshirë që disa ditë Kosovën, sot në Mitrovicë ka patur reshje të mëdha shiu të shoqëruara me erëra dhe breshër.
Nga reshje e mëdha të shiut, rrugët në Mitrovicë janë mbuluara nga uji dhe janë zbardhur nga breshëri.
Gjendje e njëjtë është edhe në shumë fshatra të Mitrovicës, të cilët po përballen me këtë gjendje pothuajse sa herë që bie shi./Motilokal.com
