Vala përvëluese e të nxehtit që ka përfshirë Kanadanë perëndimore, ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve ditët e fundit në zonat pranë Vancouver.
Autoritetet kanë shtuar burimet dhe personelin e shërbimeve të emergjencës, prej telefonatave të shumta në numrat e emergjencës, për probleme të lidhura me të nxehtin.
Pika ndihmëse janë vendosur në qytetet kryesore dhe shumë shërbime janë përshtatur për të përballuar temperaturat ekstreme të cilat tashmë kanë përfshirë vendin për tri ditë radhazi.
The Guardian, ka përmbledhur disa nga momentet e realitetit të ri në Vancuver nga i nxehti ekstrem./Motilokal.com













