Këshilli i Lartë Francez i Klimës njoftoi se përpjekjet e qeverisë në luftën kundër ngrohjes globale janë të pamjaftueshme për të arritur në objektivat e vitit 2030.
Këshilli i cili është një institucion i pavarur i themeluar në vitin 2019 nga ana e presidentit Emmanuel Macron, në raportin vjetor thekson se pavarësisht trendit të rënies në emetimin e gazit serë, përpjekjet e Francës në luftën kundër ngrohjes globale tregojnë se vendi nuk do të mund të arrijë objektivat për klimën brenda 10 viteve.
Në raport thuhet se emetimet e karbonit kanë rënë më shpejt sesa pritej në vitet e fundit, por kjo është falë rritjes së kufirit maksimal të emetimit dhe për shkak të masave të marra kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton agjencia e lajmeve Anadolu.
Sipas këtij raporti përpjekjet e qeverisë janë të pamjaftueshme për të arritur objektivat e tij 2030, bëhet thirrja që këto përpjekje të përshpejtohen.
Franca në vitin 2030 ka premtuar të pakësojë 40 për qind emetimin e karbon dioksidit në krahasim me vitin 1990. Por, me tejkalimin e buxhetit të saj në vitet 2015-2018, qeveria ka rritur kufirin maksimal të emetimit në 2019-2023 dhe kjo gjë e ka larguar vendin nga objektivat e tij./Motilokal.com
