Në vetëm tri ditë në akullnajën e madhe “Amery” në Antarktidën Lindore, një masë uji me një vëllim midis 600 dhe 750 milionë metra kub u zhduk në oqean, në dimrin e vitit 2019.
Kjo tregohet nga të dhënat e mbledhura nga sateliti “IceSat-2” i NASA-s dhe janë botuar në revistën ”Geophysical Research Letters” nga Universiteti Australian i Tasmanisë.
Autorët e studimit evidentuan një liqen.
Hipoteza është se pesha e ujit të grumbulluar në liqenin e thellë të Antarktidës hapi një çarje në akullin poshtë liqenit, një proces i njohur si hidrothyerje, duke bërë që uji të kullojë në oqean, çka çoi në një ngritje deri në 36 metra të nivelit të ujërave.
Autorët e studimit spekulojnë se shkrirja e sipërfaqes së Antarktidës nga ngrohja globale mund të dyfishohet deri në vitin 2050.
“Shtresat e akullit janë të rëndësishme. Zvogëlimi ose shembja e tyre shkakton një rritje në rrjedhën e akullit nga akullnaja kontinental dhe ky fenomen kontribuon në rritjen e nivelit të detit”, thekson Massimo Frezzotti, profesor i Gjeografisë Fizike dhe Gjeomorfologjisë në Universitetin e Romës.
“Studimi demonstron se si matjet gjeodezike me rezolucion të lartë nga satelitët mund të përmirësojnë njohuritë tona të shtresave akullore lundruese. Saktësia e parashikimeve tona mbi kontributin e akullit në ngritjen e nivelit të detit për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit", përfundon ai./Motilokal.com
