Kanada ka regjistruar rekord ekstrem të rritjes së temperaturave për ditën e tretë radhazi. Në Lytton një fshat në verilindje të Vancouver është regjistruar temperatura rekord prej 49.6 gradë Celsius.
Për shkak të temperaturave të larta janë shënuar dhjetëra viktima. Që nga e premtja janë shënuar mbi 130 viktima, shumica e të cilëve ishin të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.
Sipas autoriteteve, nxehtësia besohet të ishte faktor kontribuues që përkeqësoi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë valën e të nxehtit.
“Vancouver nuk ka provuar kurrë një nxehtësi si kjo dhe fatkeqësisht dhjetëra persona po humbin jetën”, tha polici Steve Addison.
Të hënën, temperatura në Portllend të Oregonit ka arritur në 46.1 gradë Celsius, ndërsa në Sietëll të Uashingtonit ka shënuar 42.2 gradë./Motilokal.com
