I nxehti afrikan sërish ka ‘pushtuar’ Kosovën, duke favorizuar mot me diell dhe shumë të nxehtë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 38 °C.
Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i kthjellët e me diell. Gjatë pasdites mundësi për rrebeshe shiu të izoluara me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 21 deri në 35 °C.
E enjtja do të jetë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Gjatë pasdites dhe në orët e para të mbrëmjes priten vranësira lokale dhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 23 deri në 31 °C.
Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), që nga ora 9 e deri në 17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com
