Kosovë, arrijnë mbi 106 mijë doza të vaksinës Pfizer

Kosovë, arrijnë mbi 106 mijë doza të vaksinës Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se ka arritur kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer, gjithsej 106.470 doza.

Sipas tij dozat tjera do të vijnë ditëve në vazhdim.

“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, ka shkruar Vitia

Deri më tani në Kosovë janë dhënë 170.098 doza të vaksinës, kurse dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 37.057 qytetarë./Motilokal.com