Gjermania është goditur nga stuhitë me shira të rrëmbyeshëm në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit, duke çuar në dhjetëra aksidente dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve gjatë gjithë natës.
Shtetet jugore dhe perëndimore gjermane të Baden-Wuerttemberg, Bavaria dhe Hesse u goditën veçanërisht nga reshjet e shumta të cilat shkaktuan përmbytje dhe dhjetëra aksidente rrugore në mëngjesin e së martës.
Shtatë aksidente u raportuan gjatë reshjeve të mëdha të shiut në autostradat A3 dhe A48 pranë qytetit Montabaur, ndërkohë një person është në gjendje të rëndë dhe 3 janë plagosur lehtë. Në Bavari, disa fshatra u përmbytën, duke përfshirë Moemlingen, afër Frankfurtit, ku rrugët ishin mbuluar plotësisht nga uji dhe balta.
Në Stutgart, pjesë të çatisë dhe disa statuja në shtëpinë e operës së qytetit u rrëzuan në tokë nga erërat.
Ekipet e shpëtimit patën më shumë se 330 thirrje të hënën dhe sot herët në Stuttgart, ndërsa shërbimi i trenit u ndërpre për orë të tëra./Motilokal.com







