Valë nxehtësisë në Kanada: Arinjtë zhyten në pishinë për t’i shpëtuar temperaturave ekstreme

Valë nxehtësisë në Kanada: Arinjtë zhyten në pishinë për t’i shpëtuar temperaturave ekstreme

Jo vetëm njerëzit, por dhe kafshët po vuajnë nga temperaturat e larta të regjistruara në Kanada. Në British Columbia, temperaturat arritën deri në 46 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe një ari me dy këlyshët u përpoqën të freskoheshin në pishinën e një shtëpie.

Në një pamje të postuar nga banori i Coquitlam, Lyle Jeffrey, tregon arinjtë që po zhytenin në pishinën e tij. Ai tha se ata qëndruan në pishinë për rreth një orë dhe më pas u endën në Mundy Park./Motilokal.com