I nxehti afrikan sërish ka ‘pushtuar’ Shqipërinë, Kosovën dhe mbarë rajonin, duke favorizuar mot me diell dhe shumë të nxehtë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 38 dhe 40 °C.
Sipas parashikimi të Motilokal.com temperaturat maksimale më të lartat priten të mërkurën në Kosovë kur pritet të arrijnë deri në 38 °C. Ndërsa në disa zona të Shqipërisë priten temperatura deri në 40 °C. Po ashtu në Maqedoni priten temperatura deri në 40 °C.
Por të mërkurën dhe të enjten përgjatë pasdites priten rrebeshe shiu me bubullima e mundësi edhe për breshër.
Të nxehtit afrikan pritet t’i vije fundi të premten, ku pritet depërtim i masave ajrore jo-stabile të cilat pritet të sjellin freskim në Kosovë dhe në disa pjesë të Maqedonisë Veriore.
Të premten gjatë pasdites në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë mundësi edhe për kokrra breshëri.
Deri të vije freskia keni kujdes gjatë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, ndiqni këshillat e mjekut./Motilokal.com
