Liqeni i Zi në Gramsh - Shërim, freski dhe aventurë për të apasionuarit pas natyrës

Liqeni i Zi në Gramsh - Shërim, freski dhe aventurë për të apasionuarit pas natyrës

Me këtë liqen të fshehur akullnajor, qyteti pak i njohur i Gramshit rezervon një nga vendet më tërheqëse për natyrën dhe kurimin e shëndetit.

I rrethuar nga peizazhe malore, Liqeni i Zi është një nga vendet natyrore më të vizituara përreth qytetit të Gramshit. Përmes bukurisë natyrore, joshja e këtij liqeni i dedikohet dhe faktit që ujërat kanë veti kurative.

May be an image of lake, sky and nature

Mushkëritë tuaja do mbushen me ajër të pastër sapo të arrini në destinacion. Nuancat e gjelbërta dhe blusë të natyrës përreth duket sikur të freskojnë ndjesitë! Ngjyra blu e errët që krijohet nga ujërat akullnajore të Liqenit të Zi është veçanërisht mbresëlënëse! Vetitë kurative të liqenit vijnë si rrjedhojë e mineraleve të shumta përbërës të liqenit. 

May be an image of flower, nature, grass and body of water

Përgjatë viteve, shumë vizitorë kanë ardhur këtu për të shëruar reumatizmin, apo sëmundje të tjera që shkaktojnë dhimbje trupore, duke bërë zhytje të rregullta në liqen. Intervali i rekomanduar për të qëndruar në ujë, është 15 minuta, dy herë në ditë. Muaji më i mirë është ai i gushtit. Uji i temperaturës shkon nga 2.5 në 3 gradë Celsius, ndaj përgatiteni veten për një eksperiencë mjaft të freskët.

May be an image of nature

Përveç banjës që në këtë liqen që bën mrekulli, ju mund të doni të eksploroni natyrën që rrethon liqenin. Gjatë shëtitjeve, do të futeni në një pemë të quajtur Rubulli i Zi. Shpallur monument kombëtar natyre, kjo pemë e bukur e ka origjinën pikërisht në këtë zonë.

May be an image of nature, tree, grass and mountain

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se: “Monumenti i Natyrës “Liqeni i Zi”, Lenie, gjendet në lartësinë 1634 metra, në afërsi të fshatit Lenie, Gramsh. Përfaqëson një liqen me origjinë akullnanjore. I rrethuar nga peizazhe malore ku liqeni dhe natyra e bukur krijojnë një destinacion të mrekullueshëm për një fundjavë në malet e bukura të Lenies”.

May be an image of nature, tree, grass and mountain

Vendosja e Liqenit të Zi në mes të një pllaje të gjerë, rrethuar me pisha dhe livadhe krijon kushte të jashtëzakonshme për kamping, ecje në këmbë apo organizimin e festave për vizitorët./Motilokal.com

May be an image of tree, nature and mountain

May be an image of nature, tree and mountain

May be an image of tree, nature, grass and mountain

May be an image of nature and mountain

May be an image of nature and grass