Kanada shënon rekord të temperaturës më të lartë ndonjëherë

Kanada shënon rekord të temperaturës më të lartë ndonjëherë

Fshati Lytton në provincën e British Columbia regjistroi të dielën temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave në Kanada prej 46.1 gradë Celcius.

"Maksimumi ditor mund të jetë më i lartë, kështu që ndiqni të dhënat zyrtare", shkroi në Twitter agjencia meteorologjike "ECCC Weather British Columbia", burimi zyrtar i motit dhe klimës në Kanada.

Rekordi i mëparshëm ishte 45 gardë Celcius i matur më 5 korrik 1937 në Yellow Grass dhe Midale, Saskatchewan, tha agjencia.

Rekordi i vjetër në British Columbia u regjistrua në vitin 1941 në 44.4 gardë Celcius.

Ndërsa pjesët perëndimore të Kanadasë janë nën paralajmërimet e nxehtësisë, një mot i freskët pritet deri në fund të kësaj jave.

Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.

Environnement Canada ka lëshuar një paralajmërim për British Columbia, Alberta dhe disa pjesë të Saskatchewan, Yukon dhe Territoret Veriperëndimore.

“Vala e nxehtësisë do të vazhdojë gjatë gjithë javës”, paralajmëroi agjencia.

“Është më nxehtë në pjesë të Kanadasë perëndimore sesa në Dubai”, tha meteorologu David Phillips.

Në anën tjetër të kufirit, shërbimet meteorologjike të SHBA lëshuan gjithashtu paralajmërime për një “valë të rrezikshme nxehtësie” që goditi më shumë shtetet në veriperëndim, Uashington dhe Oregon.

Temperaturat u ngritën në nivelet e tyre më të larta prej 44 gradë Celsius në qytetin më të madh të Oregonit, Portland, të dielën, duke rritur kërkesën për akull dhe kondicionim të ajrit, ndërsa shumë restorante dhe bare u detyruan të mbyllnin dyert e tyre.

Qarku Multnomah, i cili përfshin Portland, ka hapur 11 strehimore emergjente “ftohëse”, shumica në bibliotekat publike, ku banorët pa kondicionim të ajrit mund t’i shpëtojnë nxehtësisë së padurueshme.

“Kjo nxehtësi është e rrezikshme për jetën”, tha zyrtarja Jennifer Vines në një deklaratë.

Guvernatori Kate Brown lehtësoi masat COVID në teatro, pishina dhe qendra tregtare përpara vala e nxehtësisë. Pishinat kanë provuar të jenë një zgjedhje popullore për shumë njerëz që kërkonin freski./Motilokal.com