Kështu dukej Ujmani kur nuk ishte i mbushur me ujë [Foto]

Kështu dukej Ujmani kur nuk ishte i mbushur me ujë [Foto]

Liqeni i Ujmanit, është tema më e nxehtë e mospajtimeve ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Dikur i ndërtuar mbi lumin Ibër, për një shtet të madh, thuhet se ai ka një gjatësi prej 23 metrash dhe sasi uji që përbën 380 milionë kub.

Ish-drejtori i fotografisë në “KosovaFilm”, Afrim Spahiu, ka publikuar disa pamje gjatë periudhës kur po ndërtohej dhe po mbushej me ujë liqeni i Ujmanit,

May be an image of nature

Ai madje zbulon pamje të shkrepura nga qielli, fotografuar gjatë mbushjes së kësaj sipërfaqeje.

Spahiu thotë se këto pamje u nxorën me film diapozitiv të formatit të mesëm.

May be an image of road, tree and nature

Ai bën të ditur se ky film do të pasqyronte mbushjen dhe sistemin e kanalizimit për ujitje.

Postimi i plotë i Afrim Spahiut në profilin e tij në Facebook:

1978, viti kur xhirova dhe fotografova sipërfaqen e shprazët në liqenin e Ujmanit.

Ndërmarrja “Ibër Lepenc” menaxhonte ndërtimin e pendës (Digës) të liqenit që sapo kishte filluar të mbushej me ujë nga lumi Ibër.

“Kosovafilmi” kishte kontraktuar xhirimin e filmit dokumentar dhe në disa etapa kohore unë xhirova shumë pamje për të realizuar skenarin teknik që do të pasqyronte mbushjen dhe sistemin e kanalizimit për ujitje. Në kohë situata politike tensionohej, dhe pas demonstratave të vitit 1981, gjithçka ndryshoi dhe filmi nuk përfundoi…!!!

Jam me fat, që kam arritur të ruaj në arkivin tim disa pamje të fotografuara nga ajri, dhe unë që kam fotografuar para dhe gjatë mbushjes me ujë të sipërfaqes të lumit, me film diapozitiv të formatit të mesëm!!

Cilësia e filmave është e lartë, por në mungesë të një skaneri profesional, i fotografova me celular për të reflektuar në aktualitetin që ka e ardhmja e Liqenit të Ujmanit (Gazivoda)./Motilokal.com