Pamje si në luftë, tornado e fuqishme godet Çekinë [Foto]

Pamje si në luftë, tornado e fuqishme godet Çekinë [Foto]

Një tornado shkatërruese ka goditur Republikën Çeke. Të paktën 150 njerëz u plagosën pasi tornado e fuqishme përfshiu të enjten disa fshatra në juglindje të vendit.

Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi vetura.


“Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën.

May be an image of outdoors

Ekipet vendase të shpëtimit, bashkë me përforcime nga Austria dhe Sllovakia, janë duke ndihmuar të prekurit.

europe-severe-weather-tornado-hodonin-czech-republic-supercell

“Ne e vlerësojmë numrin e personave të plagosur në 100-150, duke filluar nga fëmijët te qytetarët e moshuar”, tha zëdhënësi çek i shpëtimit Michaela Bothova.

May be an image of cloud

Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të urgjencës, Hedvika Kropackova, tha se ka viktima dhe se disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

europe-severe-weather-tornado-hodonin-czech-republic-nova-ves

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se situata është shumë serioze.

europe-severe-weather-tornado-hodonin-czech-republic-hail

Pasi vizitoi rajonin e goditur, ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Image

Tornadoja shkaktoi edhe ndërprerje të mëdha të trafikut dhe la mbi 100,000 shtëpi pa energji elektrike gjatë natës.

foto

Tornadot janë të rralla në Evropë, krahasuar me SHBA-në, ku regjistrohen mesatarisht mbi 1000 në vit./Motilokal.com

Image