Temperatura deri në 40 gradë Celsius! Shqipëria vijon të pushtohet nga vala e të nxehtit afrikan, kujdes në mesditë

Temperatura deri në 40 gradë Celsius! Shqipëria vijon të pushtohet nga vala e të nxehtit afrikan, kujdes në mesditë

Në Shqipëri tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Moti sot në vendin parashikohet të mbajë shumë nxehtë, i kthjellët e me diell dhe mundësi për vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 27 deri në 35 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot përvëlues, shumë nxehtë dhe kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 25 deri në 37 °C./Motilokal.com

May be a cartoon