I gjithë kontinenti Evropian po përballet me një valë temperaturash të larta këto ditë, që pritet të zgjasë gjithë javën. Edhe në vendin e ftohtë siç është Moska termometri shënoi 34.7 gradë Celsius, një temperaturë e paarritur prej 120 vitesh për muajin qershor. Qytetarët u dyndën drejt liqeneve, pishinave e shatërvanëve për t’u freskuar.
Mbi 30 gradë Celsius u shënuan temperaturat edhe në Poloni, Çeki, Gjermani e Austri. I nxehti ekstrem pritet të arrijë edhe në jugun e Italisë. Temperaturat ekstreme pritet të jenë përgjatë 48 orëve të ardhshme, të cilat priten të arrijnë në 42 gradë.
Ky i nxehtë ka përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, ku priten temperatura deri në 42 gradë Celsius.
Ekspertët thonë se temperatura të tilla, zakonisht arrihen gjatë korrikut, por kjo rritje e parakohshme i atribuohet ngrohjes globale./Motilokal.com
