Valë e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të Evropës perëndimore e qendrore ditëve të fundit, është shtrirë edhe mbi rajonin tonë.
Gjatë ditë së sotme po mban mot me diell dhe shumë i nxehtë. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës. Edhe përkundër ajrit shumë të nxehtë në atmosferë ende po qarkullojnë disa masa ajrore jo-stabile të cilat pasditeve dhe orëve të para të mbrëmjes po sjellin disa stuhi të izoluara.
Edhe sot në disa pjesë të Kosovës kryesisht në veriperëndim, veri dhe verilindje priten rrebeshe shiu në formë të shtrëngatave të shoqëruara me bubullima e shkarkime rrufesh dhe mundësi për breshër.
Nga i nxehti saharian është përfshirë edhe Shqipëria, ku po mban mot shumë i nxehtë e me diell.
Mot shumë i nxehtë po mban edhe në Maqedoni, kur pritet të ketë edhe rrebeshe shiu në formë të shtrëngatave dhe mundësi për breshër.
Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), që nga ora 9 e deri në 17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com
