A është e mundur të ushqehet e gjithë popullsia e Evropës pa ushqim të importuar deri në vitin 2050, thotë një studim i kryer nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS).
Studimi, i cili shikon nga e kaluara për ta ndryshuar të ardhmen, zbuloi se faktorët e mjedisit dhe përdorimi i shtuar i plehrave sintetikë që nga Lufta e Dytë Botërore kanë bërë që Evropa të ketë vazhduar të importojë mallra bujqësorë.
Produktet shtazore si mishi, qumështi dhe peshku, pastaj produktet e perimeve dhe produktet ushqimore importohen të gjitha nga jashtë Evropës në mënyrë që të na ushqejnë dhe të mbajnë raftet tona të mbushura.
Në vitin 2020 u raportua se 47 për qind e produkteve të perimeve u sollën nga jashtë Evropës.
Si duhet të ndryshojnë sistemet tona ushqimore?
Shkencëtarët nga CNRS, thonë se me një proces në tre faza, ne mund të kemi "një sistem agro-ushqimor organik, të qëndrueshëm, miqësor për biodiversitetin". Kjo mund të nënkuptojë prodhimin e pavarur të ushqimit tonë deri në vitin 2050.
Hapi i parë përfshin një ndryshim në dietë, duke përfshirë një ulje të numrit të produkteve shtazore që hamë.
Midis viteve 1961 dhe 2013, popullsia e Evropës u rrit nga 428 në 540 milionë banorë 00289. Kjo rritje kishte një efekt të madh në konsumin e përgjithshëm të proteinave në rajon, i cili u rrit nga 35 për qind në 55 për qind. Kjo do të thotë që mesatarisht konsumi i proteinave i secilit individ është rritur me rreth 80 për qind.
Duke kufizuar konsumin e produkteve shtazore, do të kishte më pak presion mbi blegtorinë dhe si rezultat i kësaj, do të pakësohej nevoja për importe.
Hapi i dytë do të përfshinte heqjen e “bujqësisë industriale” duke krijuar hapësirë për të diversifikuar rotacionin e të korrave duke përdorur tokën tashmë të disponueshme, dhe ky ndryshim do të zvogëlonte numrin e pesticideve sintetike dhe plehrave të përdorur, duke ndikuar po ashtu edhe në zvogëlimin e sasisë së azotit të prodhuar dhe të lëshuar në atmosferë.
Hapi i fundit përfshin bashkimin e të korrave dhe bagëtive të cilat kurrë nuk takohen vërtet në industrinë aktuale. Shkencëtarët shpresojnë se kjo afërsi e kafshëve dhe bimëve do të lejojë një proces më të butë të riciklimit të plehut.
Ata gjithashtu thonë se riciklimi i mbetjeve njerëzore mund të jetë një faktor kryesor në krijimin e një Evrope më të pastër deri në vitin 2050. Vlerësohet se riciklimi i rreth 70 për qind të mbetjeve njerëzore mund të bëjë një ndryshim masiv në nxitjen për një Evropë më të pastër, më miqësore me mjedisin.
Me këtë proces të përbërë nga këta tre hapa, Evropa mund të jetë një lojtar kryesor në industrinë e eksporteve të ushqimit deri në vitin 2050./Motilokal.com
