Tërmet 5.2 ballë regjistrohet në Greqi

Tërmet 5.2 ballë regjistrohet në Greqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar pas mesnate në Greqi.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë lëkundjet janë ndierë rreth orës 01:14 në zonën detare mes ishujve Nisuro dhe Tilo në Dodekanisa. Institutit Gjeodinamik i Athinës ka njoftuar se epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 14.4 dhe 24 kilometra në jugperëndim të ishullit Nisuros.

Ndërsa sizmologët bën të ditur se ka patur një veprimtari sizmike muajin e kaluar në këtë zonë ndaj konsiderohet si tërmeti që është pasuar nga lëkundjet e mëparshme.

Nuk ka pasur dëme në ishujt pranë epiqendrës së tij për shkak se është zonë detare, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë Greqinë juglindore./Motilokal.com