I nxehti afrikan pritet të përfshijë Maqedoninë, të mërkurën temperatura deri në 38 gradë Celsius

I nxehti afrikan pritet të përfshijë Maqedoninë, të mërkurën temperatura deri në 38 gradë Celsius

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira mesatare. Pasdite në më shumë vende do të jetë jostabil dhe me reshje të dendura të shiut, të përcjella me bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 29 °C.

Dita e martë do të mbajë me mot të nxehtë, paradite pothuajse i kthjellët, ndërsa pasdite pjesërisht. Temperaturat pritet të lëvizin prej 21 deri në 33 °C.

E mërkura do të mbajë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 23 deri në 38 °C.

Indeksi i rrezeve Ultra Vjollcë (UV) do të jetë në vlera shumë të larta dhe këshillohet që gjatë këtyre ditëve sidomos moshat e vjetra të ekspozohen më pak rrezeve të diellit prej orës 10:00 deri në ora 18:00./Motilokal.com