Kosova përgjatë kësaj jave parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane, ku temperatura maksimale mund të arrijnë deri në 40 °C. Por nuk do të mungojnë të reshurat kryesisht gjatë orëve të pasdites me rrebeshe e bubullima, mundësi edhe për breshër.
E hëna do të mbajë me mot të nxehtë, me kthjellime e re. Pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata me shi e bubullima, vende-vende shtrëngata me mundësi edhe për breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 27 °C.
Dita e martë do të jetë me mot shumë të nxehtë, kthjellët e me diell, mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 32 °C.
E mërkura do të mbajë mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell, mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 35 °C.
Indeksi i rrezeve Ultra Vjollcë (UV) do të jetë në vlera shumë të larta dhe këshillohet që gjatë këtyre ditëve sidomos moshat e vjetra të ekspozohen më pak rrezeve të diellit prej orës 10:00 deri në ora 18:00./Motilokal.com
