Shqipëria kaplohet nga një mot i nxehtë dhe me vapë me origjinë nga Afrika

Shqipëria kaplohet nga një mot i nxehtë dhe me vapë me origjinë nga Afrika

Shqipëria përgjatë kësaj jave parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane. Kështu që moti parashikohet të jetë i kthjellët e me diell. Por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare më përgjatë relieveve malore në lindje të vendit. Këto vranësira ditën e hënë në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër.

Dita e hënë do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell, vende-vende mundësi për rrebeshe shiu e breshër. Temperaturat do të luhatën nga 22 deri në 32 °C.

Të martën pritet të mbajë mot shumë i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 35 °C.

Edhe e mërkura parashikohet të jetë me mot shumë të nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 16 deri në 26 °C.

Indeksi i rrezeve Ultra Vjollcë (UV) do të jetë në vlera shumë të larta dhe këshillohet që gjatë këtyre ditëve sidomos moshat e vjetra të ekspozohen më pak rrezeve të diellit prej orës 10:00 deri në ora 18:00./Motilokal.com