Venecia, përmbytet sheshi Shën Marku

Venecia, përmbytet sheshi Shën Marku

Moti i lig me shi që ka përfshirë edhe Italinë, ka sjellë një gjendje alarmante në qytetin e Venecias.

Sheshi i Shën Markut i ngjan një liqeni nga rritja e nivelit të ujit, ndërsa filloi sezoni i përmbytjeve në Venecia.

Italia është goditur nga reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të kaluara dhe nivelet në qytetin e lagunës u rritën në 125 cm me rreth 15 për qind të qytetit të përmbytur.

Shtigjet e ngritura prej druri janë vendosur në shesh që turistët dhe vendasit të përdorin në mënyrë që të shkojnë tek bizneset e tyre.

"Venecia është një qytet shumë i bukur dhe bëhet një vend shumë i veçantë kur niveli i ujit është i lartë", tha banori venecian Marco Zamunan.

"Por përveç bukurisë që kjo dukuri i jep qytetit, ka edhe probleme", shtoi ai.

Shumë shtëpi janë përmbytur gjatë sezonit që shpesh sjell nivele të larta të ujit në qytet. Lëvizja përreth bëhet shumë më e ndërlikuar me shpërndarjen e dyqaneve dhe furnizimet ushqimore  bëhen shumë të vështira për t'u organizuar.

Autoritetet lokale kanë vendosur të mbyllin për dy ditë, çerdhet dhe kopshtet në qendrën historike të Venecias, edhe pse disa prej objekteve më të frekuentuara prej turistëve, do të qëndrojnë të hapura. /Motilokal.com

Italia. Preocupación por el

Italia. Preocupación por el

Italia. Preocupación por el

Italia. Preocupación por el

Italia. Preocupación por el

Italia. Preocupación por el

Italia. Preocupación por el

Italia. Preocupación por el

Italia. Preocupación por el