Në të ardhmen, transporti i udhëtarëve mund të bëhet duke përdorur një autobus elektrik fluturues. Të paktën këtë premton kompania me bazë në New York, Kelekona, e cila ka zbuluar dizajnin konceptual të automjetit me një kapacitet deri në 40 persona.
Kompania synon transportin e njerëzve midis disa qyteteve, megjithatë rruga e parë do të jetë Manhattan dhe Hamptons. Ky fluturim do të zgjasë vetëm 30 minuta dhe do t’i kushtojë pasagjerëve 85 dollarë.
Në këtë drejtim thuhet se firma po shikon vitin 2024 si vitin për fluturimet e saj të para të pasagjerëve dhe planifikon të zgjerohet në rajone të ndryshme menjëherë pas kësaj, duke përfshirë edhe udhëtime nga Londra në Paris dhe Los Anxhelos për në San Francisko.
Themeluesi “Braeden Kelekona” tha për Digital Trends se konkurrenti kryesor i kompanisë është transporti publik.
Kelekona nuk është e vetmja kompani që punon në automjete të këtij lloji. Uber gjithashtu planifikon një shërbim taksi ajror të quajtur Uber Elevate, planifikuar për t’u nisur në 2023. Me kapacitet deri në 4 pasagjerë dhe një pilot, ky projekt ka një disavantazh të madh në krahasim me Kelekona-së, e cila do të ketë hapësirë për më shumë pasagjerë./Motilokal.com
