Moti i ligë, vonesa në lundrimet nga brigjet italiane në drejtim të Portit të Durrësit dhe anasjelltas

Moti i ligë, vonesa në lundrimet nga brigjet italiane në drejtim të Portit të Durrësit dhe anasjelltas

Moti i ligë që disa ditë ka përfshirë Shqipërinë, e veçanërisht Adriatikun Jugor, duke krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Barit në drejtim të Porti të Durrësit.

Sipas një njoftimi të Autoritetit Portual Durrës, thuhet se trageti i linjës Bari-Durrës (Aurelia) nuk është nisur mbrëmjen e kaluar nga Porti i Barit, deri në qetësimin e kushteve meteorologjike. Ndërkaq, edhe tragetet e parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Bari dhe Ankona në drejtim të Portit të Durrësit, kanë pezulluar përkohësisht lundrimet, deri në përmirësimin e situatës së motit.

foto

“Trageti “Rigel III”, “AF Francesca” që kanë parashikuar të lundrojnë mbrëmjen e sotme nga Porti i Barit, nuk do të nisen në oraret e parashikuara. Po ashtu edhe trageti i linjës Ankona-Durrës, “ AF Marina”, nuk do të lundrojë sot në drejtim të Durrësit. Vonesa do të ketë edhe në lundrimet nga Durrësi në drejtim të Barit/Ankonës”, thuhet në  njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.

Gjithashtu në njoftim theksohet se kapitaneria, Autoriteti Portual Durrës, agjencitë dhe institucione tjera detare, janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës së krijuar. 

Sipas parashikimit të motitlokal.com moti për ditën e sotme në Durrës do të jetë me reshje të mëdha shiu. Era do të fryjë me shpejtësi 9 m/s në drejtim të lindje-juglindjes./Motilokal.com

100_copy_3

img_20191112_1311436