Një yll gjigant shkëlqen në zemër të Rrugës së Qumështit

Një yll gjigant shkëlqen në zemër të Rrugës së Qumështit

Një objekt i ndritshëm shkëlqen afër zemrës së Rrugës së Qumështit, më shumë se 25000 vjet dritë nga Toka.

Ky është një yll gjigant që nuk është parë kurrë më parë dhe me një masë rreth 100 herë më të madhe se Dielli, sipas studimit të botuar në ”Monthly Notices of the Royal Astronomical Society” nga Instituti i Astronomisë i Universitetit britanik të Kembrixhit, i udhëhequr nga Leigh Smith.

I quajtur VVV-WIT-08, ylli ka një sjellje të pazakontë, pasi ai humbet shkëlqimin dhe pastaj bëhet përsëri i ndritshëm, një gjë e rrallë kjo në Rrugën e Qumështit, të cilën astronomët tani po përpiqen ta kuptojnë.

Në fakt, ai ishte zhdukur ose errësuar për 200 ditë në vitin 2012 dhe u rishfaq më vonë.

Në thelb, yje të tillë “vezullues” nuk janë asgjë e re. Intensiteti i dritës së VVV-WIT-08 ra me një rekord 97 për qind në një kohë kaq të gjatë. Sipas studiuesve, shkëlqimi luhatet në mënyrë periodike. Sipas tyre, mund të jetë një kategori e re e yjeve.

Sidoqoftë, është ende e paqartë se cili proces po ndodh me të. Megjithatë, ekspertët dyshojnë se ylli rrotullohet nga një yll ose planet tjetër. Kjo do të errësonte VVV-WIT-08 kur shikohet nga toka.

Por, në mënyrë që të errësohet kaq shumë ky yll i madh, planeti orbitues do të duhej të rrethohej nga një vello pluhuri shumë e trashë dhe e errët.

Kombinimi i një ylli gjigant dhe një planeti orbitues në një re të dendur pluhuri që bllokon mbi 90 për qind të dritës do të ishte një kategori e re e objektit hapësinor.

Do të kalojnë dekada para se ylli të “zhduket” herën tjetër./Motilokal.com