Tirana çel sezonin turistik, Veliaj: Turizmi shqip, një mundësi fantastike për t’i kaluar pushimet në Shqipëri

Tirana çel sezonin turistik, Veliaj: Turizmi shqip, një mundësi fantastike për t’i kaluar pushimet në Shqipëri

Tirana çeli zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2021, pas një viti të vështirë pandemik edhe për industrinë e turizmit. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në eventin e hapjes së sezonit theksoi se duhet të ketë prioritet turizmi shqip.

“Kjo është një mundësi fantastike për t’i kaluar pushimet në Shqipëri, në Ulqin, të vizitojmë Tuzin, Tetovën apo Luginën e Preshevës, të takojmë njerëz aty, nëse nuk kemi bërë ndonjëherë ngjitje në mal, të shkojmë në Prizren, të mësojmë historinë, por edhe të shohim bukuritë e natyrës. Nëse nuk do të ishin vëllezërit dhe motrat tona nga i gjithë rajoni, që do të bënin pushimet në Shqipëri, ne do të kishim falimentuar në sektorin e turizmit. Për sa kohë mbijetuam vjet, që ishte viti më i vështirë, jam i sigurt që do të shkëlqejmë sivjet, që është një vit më i mire”, është shprehur Veliaj.

Në aktivitet ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili u shpreh se duhet t’i hedhim sytë nga turizmi i trevave shqipfolëse

“Ne themi që të pushojmë shqip brenda territoreve tona. Kufijtë për turizmin nuk kanë asnjë rëndësi, prandaj duhet të promovojmë një destinacion që afron kaq shumë kulturë, traditë dhe kaq shumë mikpritje, të jemi të gjithë së bashku në një përpjekje të madhe për të afruar këtë rajon dhe për ta bërë atë një pol të rëndësishëm turistik në këtë konkurrencën e madhe që kemi për sa më shumë turistë”,është shprehur minister i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Në hapjen dhe promovimin e turizmit rajonal morën pjesë edhe personalitete nga fusha e kulturës dhe artit nga të gjitha trevat shqipfolëse./Motilokal.com