A keni ide për biznes? A është ideja juaj e biznesit në të mirë të mjedisit? Ju duhet financim dhe zhvillim i idesë? Atëherë, kjo është mundësia ideale! Mos u brengosni nëse nuk keni plan biznesi, apo nëse ideja juaj është e shkruar me një copë letër.
Merr pjesë në garën më të madhe për idetë e gjelbra dhe shndërroni idenë tuaj në një biznes të suksesshëm.
Climate Launchpad është konkursi më i madh i ideve të gjelbra të biznesit në botë. Kjo garë për biznese të reja që janë në të mirë të mjedisit, organizohet për herë të parë në Kosovë nga BONEVET. Për të aplikuar ju vetëm duhet të keni një ide biznesi, e cila është në të mirë të mjedisit.
Afati i fundit për aplikim është 13 qershor, 2021. Për aplikim dhe informata më të detajuara klikoni linkun dhe videon më poshtë:
https://climatelaunchpad.org/countries/kosovo/
(FEATURED VIDEO) https://youtu.be/Pu2QUBC_i0c
Idetë më premtuese do të përzgjidhen nga vlerësuesit vendor dhe qendra e Climate Launchpad në Holandë. Ata pastaj do të mbajnë një punëtori intensive 3 ditore online me trajner ekspert ndërkombëtar dhe vendor. Në këtë punëtori të gjithë pjesëmarrësit do të punojnë në avancimin dhe zhvillimin e ideve të tyre në biznes plan.
Në fund të muajit gusht, mbahet finalja e garës për Kosovë, ku juria e pavarur dhe Climate Launchpad përzgjedhin 3 prezentimet dhe idetë më të mira të biznesit, të cilat marrin pjesë në finalen ndërkombëtare të Climate Launchpad. Në finalen ndërkombëtare parashihen çmime për bizneset më të mira, rrjetëzim, ekspozim te konsumatorët tuaj dhe investime kapitale.
Për më shumë informata, shkruani në emailin [email protected].
Artikull i sponsorizuar
