Fillimi i javës në Kosovë parashikohet të nis me mot të paqëndrueshëm me shi e bubullima.
E hëna do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, por përgjatë pasdites priten rrebeshe dhe shtrëngata. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 17 °C.
Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re e me diell, në pjesën e dytë të ditës përgjatë viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 22 °C.
E mërkura do të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 23 °C./Motilokal.com
