Shi, breshër dhe vetëtima, java dytë e qershorit nis me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri

Shi, breshër dhe vetëtima, java dytë e qershorit nis me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri

Java e dytë e qershorit në Shqipëri parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshme me reshje në formë rrebeshesh dhe shtrëngatash nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Dita e hënë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, ku vende-vende do të jetë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat do të luhatën nga 18 deri në 23 °C.

Dita e martë pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 23 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 17 deri në 28 °C./Motilokal.com