Kamerat e fshehta (kurth) të vendosura nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) kanë zbuluar disa lloje kafshësh në Malin e Munellës.
Në fotot e publikuara nga PPNEA, shihen disa lloje kafshësh që jetojnë në këtë habitat, nga të cilat disa janë edhe të rrezikuara. Në këtë mal gjithashtu është kapur edhe një nga rrëqebujt më të rrezikuar në të gjithë botën, ai i Ballkanit, i cili jeton në këtë habitat prej vitit 2011.
PPNEA thotë se nga vlerësimi paraprak i të dhënave të grumbulluara rezulton se frekuenca e fotografimit për lloje të ndryshëm të faunës së egër është më e ulët se vitet e mëparshme; një indikator i rritjes së kërcënimeve ndaj jetës së egër.
Por në këtë habitet janë parë gjithashtu edhe kafshë të tjera si lepujt, drerë, ujq, macja e egër, dhelpra, arinj./Motilokal.com

Ariu i murrmë (Ursus arctos)

Ujku (Canis lupus)

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus)

Macja e egër (Felis silvestris)

Dhelpra (Vulpes vulpes)

Kaprolli (Capreolus capreolus)

Lepuri i egër (Lepus europaeus)

Derri i egër (Sus scrofa)

Zardafi (Martes martes)

Baldosa (Meles meles)

Dhelpra (Vulpes vulpes)

Ariu i murrmë (Ursus arctos)

Macja e egër (Felis silvestris)

Kunadhja (Martes foina)
