Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga përmbytjet dhe stuhitë e fuqishme që e kanë kapluar Gjermaninë.
Nga reshjet e mëdha të shiut rrugët janë vërshuar e nënkalimet janë mbushur me baltë pasi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre në disa pjesë të Gjermanisë.
“Zjarrfikësit kanë raportuar për ndërhyrje në qindra raste në incidente për shkak të reshjeve të dendura në disa rajone të Saksonisë perëndimore. Zjarrfikësit kanë ndihmuar edhe në pastrimin e shtëpive të vërshuar nga ujërat”, ka shkruar kjo media.
Pas disa ditësh me temperatura të larta, në Gjermaninë perëndimore janë shënuar ulje temperaturash të shoqëruara me reshje të dendura./Motilokal.com




